Thursday, September 19, 2013

Reklama që përlot këdo që e sheh (Video)

Protagonisti i parë i reklamës është një djalosh i vogël që ndiqet nga pronarja e një farmacie e cila e kap duke vjedhur. Pasi e arrin dhe i merr ilaçet e vjedhura, gruaja e pyet se ç’donte të bënte me to, dhe djaloshi i përgjigjet se i donte për nënën që ishte e sëmurë. Pronari i një lokali të varfër aty pranë, që ndjek të gjithë skenën, afrohet dhe paguan për ilaçet duke ja kthyer ato djaloshit, bashkë me pak supë perimesh për nënën e tij të sëmurë. Tashmë, 30 vjet më vonë, pronari zemërmirë vazhdon të punojë në lokalin tij duke ndihmuar herë pas here të varfrit. Por papritur bie në tokë pa ndjenja dhe e çojnë në spital. E bija që i qëndron pranë, dëshpërohet kur sheh se fatura që duhet të paguajë për kurimin e të atit është 25 mijë dollarë. E pashpresë vendos të shesë shtëpinë. Por në një moment, teksa qëndron e përgjumur pranë të atit të sëmurë në spital, vajza sheh se tashmë fatura e kripur është zeruar, nuk duhet të paguajë më asgjë. Gjithçka është paguar 30 vjet më parë, me një grusht ilaçesh dhe një supë të ngrohtë me perime. Doktori që kuron babanë e saj është në fakt ai djaloshi i vogël i dëshpëruar që 30 vjet më parë kishin ndihmuar pasi kishte vjedhur ilaçet në farmaci për nënën e tij të sëmurë.

No comments:

Post a Comment